75 Mall Live Search
10:31 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Çfarë pazari, Barcelona e Betis e blejnë një lojtar përgjysmë!

Barcelona dhe Betis kanë arritur një marrëveshje për të ndarë nënshkrimin e talentit brazilian, Emerson.

Aparecido Leite De Souza Junior, i njohur si Emerson është një nga lojtarët më premtues të futbollit brazilian me performancat që ka treguar te Atletico Mineiro.

Mbrojtësi i krahut të djatht është me grupmoshat U20 të Brazilit në Kampionatin e Amerikës së Jugut që është duke u zhvilluar këto ditë.

Barcelona e Betis ishin dy skuadrat që kishin bërë ofertë për të. Raportet e mira që kanë dy skuadrat spanjolle kanë bërë që të ketë aleancë mes Barçës e Betis për blerjen përgjysmë të kartonit të Emerson, shkruan Indeksonline.

Dy skuadrat do të paguajnë nga 6 milionë euro, gjithsejtë 12 milionë për brazilianin. Emerson pasi të përfundoi Kupa e Amerikës së Jugut për Brazilin, do të bashkohet me Betis ku do të qëndrojë për 2 vite e gjysmë.

Më pas Barcelona mund ta ketë të drejtën e shfrytëzimit të futbollistit. Nëse pajtohet me Betis, Barca mund të heqë dorë nga shfrytëzimi i tij, ndërsa Betis duhet t’i paguajë 6 milionë euro Barcelonës.

Ky operacion do të jetë i pari i një aleance midis Betis dhe Barcelonës që mund të zgjatet në të ardhmen në transferime të përbashkëta.

Menaxheri i përgjithshëm i Barcelonës, Pep Segura dhe nënkryetari sportiv i Betis, Lorenzo Serra Ferrer janë shokë të ngusht, për çka edhe i kanë afruar raportet mes dy skuadrave./Indeksonline/