75 Mall Live Search
12:25 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Arrestohen një mashkull e një femër për posedim të armëve

Janë arrestuar dy të dyshuar-një mashkull dhe një femër K/Shqiptar-e, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47 me 147 fishekë, një pistoletë me 58 fishekë, 6 granata dore, disa krehër të zbrazët të municionit dhe disa pajisje për pastrimin e armëve.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Prishtinës.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/