75 Mall Live Search
15:03 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Çiljeta iu “vërsulet” gazetave, mohon tradhtinë e partnerit

Çiljeta mëngjesin e sotëm e ka kaluar shumë e frustruar për shkak të shkrimeve të disa mediave.

Këtë e ka bërë të ditur ajo vet përmes një postimi në llogarinë e saj në “Instagram”, transmeton Indeksonline.

Përmes këtij postimi ajo ka bërë të ditur se nuk është ndarë nga partneri i saj, teksa ua ka bërë më dije mediave se do t’i lajmërojë në rast se ndodh një gjë e tillë.

“Te dashura media qe sna late rehat te zgjohemi nga gjumi njeher rehat dhe tna shkoj dita mbare,do tju lutesha shum shifni grate dhe burrat e juaj familjet tuaja se duke u marre me jeten e te tjerve do tju ikin grat e juaja dhe burrat nga duart,un e kuptoj pjesen qe kur je personazh je ne qender te vemendjes per cdo gje dhe normalisht skeni si mbushni gazetat perdit por cdo gje e ka edhe nje limit ndaj do tju lutesha tna leni rehat boll u moret jo vidjo jo u ndan jo u pajtun jo u ndan jo u pajtun prap,sna kan ndar as vidjot e bera me qellime nga kategoria zh e femrave pa nivel dhe asgje kur te ndahemi nga I madh I Zot do tju lajmerojm vete.” ka shkruar Çiljeta në postimin e saj./Indeksonline/