75 Mall Live Search
17:53 / E Shtunë, 26 Janar 2019 / indeksADMonline

Anita Haradinaj për vdekjen e djalit të Dacit: Arian bre djalë, shumë na mërzite!

Vdekja e Arian Dacit, djalit të akademikut, Nexhat Daci ka prekur shumë familjarët dhe shoqërinë e tij.

Në mesin e tyre, për vdekjen e Dacit është prekur edhe Anita Muçaj Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit, Ramush Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Ajo në një postim në Facebook ka shprehur ngushëllime për familjen Daci dhe shoqërinë.

“Arian Daci bre djale shume na merzite, shume! Ngushellime familjes dhe gjithe shokëve”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kujtojmë se Arian Daci vdiq sot gjatë skijimit në Brezovicë, pasi një ortek ra mbi të dhe një shok të tij, por i cili shpëtoi me disa lëndime trupore. /Indeksonline/