Ngordhje masive e kuajve shkaku i nxehtësisë në Australi
Një valë ekstreme e nxehtësisë në Australi ka çuar në ngordhjen e më shumë se 90 kuajve të egër në periferi, thonë autoritetet.
Autoritetet gjetën kafshë të vdekur dhe të dehidruara në një pellg të tharë pranë “Alice Springs”.

Kjo vjen në mes të nxehtësisë rekord, me temperatura që godasin 49.5C në veri të Adelaide në Australinë e Jugut, transmeton IndeksOnline.
Deri në një milion peshq janë gjetur gjithashtu të vdekur përgjatë brigjeve të lumenjve në shtetin e prekur nga thatësira.
As was expected the extreme heat has shifted towards the southeast. The current temperatures again show the vast extent of this heat extending across the country, with large areas above 40 degrees. Take care heading home tonight. #heatwave #scorcher https://t.co/TmC85ZM3UL pic.twitter.com/WoZk7IU1yu
— Bureau of Meteorology, Australia (@BOM_au) January 24, 2019
Si po i bëjnë ballë njerëzit?
Autoritetet shëndetësore të Australisë së Jugut thanë se 44 persona kishin ardhur në trajtim në një hapësirë prej 24 orëve, për shkak të temperaturave ekstreme.

Zyrtarët në mbarë vendin kanë lëshuar paralajmërime shëndetësore duke u bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të minimizojnë aktivitetin fizik, me shqetësime të larta për të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe fëmijët. /IndeksOnline/
