75 Mall Live Search
08:46 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Turneu i shahut në Istog me pjesëmarrës nga rajoni

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Istogut, Haki Rugova, sot do të mbahet turniri tashmë tradicional i shahut kushtuar “Tre dëshmorëve të shkollës shqipe” në Uçë.

Turniri mbahet në njërin nga restorantet në Istog duke filluar nga ora 11:00.

Në këtë turnir marrin pjesë klubet e shahut nga e gjithë Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria.