75 Mall Live Search
11:28 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Keq e më keq për Arsenalin, kërkojn ‘plakun’ e Chelseas!

Arsenali nuk e ka nisur mirë vitin 2019. Përveç rezultateve jo të mira, ekipi londinez po ka probleme edhe me lëndime.

Në ndeshjet e fundit  iu lënduan tre mbrojtësit, Sokratis, Koscielny dhe Bellerin, transmeton Indeksonline.

Duke e parë këtë gjendje, trajneri Emery po kërkon të transferoj një mbrojtës në këtë afat kalimtar.

Sipas “The Sunday Mirror”, Emery ka kërkuar nga bordi që të transferojnë mbrojtësin e Chelseas, veteranin Gary Cahill.

Veterani anglez nuk po arrin të marrë minuta nën urdhërata e Sarrit.  Po ashtu sipas mediave angleze, trajneri i Chelseas i ka treguar Cahllit se mund të largohet. /Indeksonline/