Gashi: Ariani ka qenë dora e djathtë e ministrisë, me të ke mund të qash hallin!
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi ka qenë bashkëpunëtor dhe mikë i ngushtë i zvministrit, Arian Daci.
Gashi ka thënë se Ariani ka qenë dora e djathtë e tij.
“Ky është pa dyshim fjalimi më i rëndë në jetën time. Unë ende nuk po mund të besoj, ne që jemi shoqëruar me Arianin e ndajmë me familjen pikëllimin. Ai ka qenë dora e djathtë e ministrisë, por me të ke mund të qash edhe hallin për çështje private”, tha ai.