75 Mall Live Search
13:31 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Limaj: Arianin do ta kujtojmë përherë si mik e intelektual me vlera të mëdha

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zv-kryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj, përmes një shkrimi në ‘Twitter’, ka thënë se Arian Daci i cili vdiq në mënyre tragjike do të kujtohet përherë si një mik e intelektual me vlera të mëdha.

Ariani, thotë Limaj, ka ikur nga kjo botë, por kujtimi për të do të jetë i përhershëm.

 “U prehsh në paqe, Arian”, ka shkruar Limaj në ‘Twitter’.

Shënimi i plotë:

“Sot iu dha lamtumira e fundit zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit.

Arianin do ta kujtojmë përherë si mik e intelektual me vlera të mëdha.

Ariani ka ikur nga kjo botë, por kujtimi për të do të jetë i përhershëm. Ai nuk do t’i mungojë vetëm familjes, por të gjithë atyre që e njohën.

U prehsh në paqe, Arian!