Haradinaj: Paraardhësit tanë na bëjnë të ndihemi faqebardhë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka folur për Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit.
Ai ka krahasuar fatin e popullit hebrenj me atë të shqiptarëve, transmeton Indeksonline.
Po ashtu ka kujtuar kohën kur shqiptarët i kanë strehuar dhe shpëtuar hebrenjtë, duke thënë që paraardhësit tanë na bëjnë të ndihemi faqebardhë.
Shkrimi i tij i plotë:
Në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, reflektojmë për tragjedinë e madhe njerëzore dhe kujtojmë me përulje vuajtjet e një populli, të ngjashëm me shqiptarët për nga fati, që ua përcaktoi historia. Me strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve, paraardhësit tanë edhe sot na bëjnë të ndihemi faqebardhë!
RH