PSG gjen mënyrën për t’i ikur ‘Fair Play’-it financiar për ta transferuar yllin e Everton
PSG është në kërkim të yllit të Everton, Idrissa Gueye. Problem për këtë po dalin rregullat e ‘Fair Play’-it financiar.
Për shkak që ka shpenzuar shumë në dy vitet e fundit, PSG rrezikon që të dënohet nga UEFA për shkak të rregullave të ‘Fair Play’-it financiar, transmeton Indeksonline.
Gjiganti francez duket se e ka gjetur mënyrën për t’i ikur rregullave dhe për ta transferuar Gueye.

Sipas ‘Telefoot’, PSG do ta përdor mbrojtësin belg Munier për të transferuar mesfushorin e Everton.
Ekipi anglez ka kohë që është në kërkim të belgut. Duket se tani është momenti që dy ekipet të shkëmbejnë lojtarët./Indeksonline/
