Thaçi-Haradinajt: Bora ka zënë të shkrihet shpejtë, uroj të mos bëhet skllotë
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkruar sot një status të shkurtër, por që përmes tij ka lënë të nënkuptohet se i është drejtuar kryeministrit, Ramush Haradinaj.
Ditë më parë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj u pyet nëse më parë do të hiqte taksën, ose do të rrëzonte Qeverinë, ku tha se bora të shkrihet dikur.
“Ka me u shkri bora dikur”, ka thënë Haradinaj.

Por thuajse të njëjtën deklaratë e bëri kur u pyet për presionin e Amerikës për largimin e taksës 100% ndaj produkteve serbe, ku tha se bora do të shkrihet në dy anët.
Por Thaçi sot ka thëne se bora ka zënë të shkrihet shpejtë…
Madje ai nuk e la me kaq, duke shtuar se uron që të mos bëhet ‘skllotë’, shkruan Indeksonline.
Duhet shtuar se çështja e vendosjes së taksës 100% në drejtim të produkteve serbe pati reagime nga më të ndryshmet, disa prej tyre e mirëpritën e disa të tjerë vazhdojnë të luten që ajo të largohet./Indeksonline/
