75 Mall Live Search
17:38 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Berisha: Të nemun kishim qenë, Thaçi po paralajmëron ‘shkrirjen’ e taksës që është hisedar edhe ai

Këshilltari i ish-kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, avokati Besnik Berisha ka thënë se armiqësia dhe pabesia ndërinstitucionale në vendin tonë është thelluar aq shumë, sa që dëmi për shtetin shkon përtej çdo benefiti që ka sjell aplikimi i taksës.

Berisha ka reaguar pas statusit të presidentit, Hashim Thaçi  i cili i referohej kryeministri, Ramush Haradinaj, ku flitej për ‘shkrirjen e borës’ e shndërrimin e saj në skllotë, transmeton Indeksonline.

Tutje Berisha tha se me këtë status Thaçi po paralajmëron ‘shkrirjen’ e taksës 100% të vënë nga qeveria që është hisedar edhe ai.

Sipas Berishës se a do të ‘shkrihet’ veç taksa, a edhe vet qeveria, mbetet të shihet në muajt në vijim.

Postimi i plotë:

Statusi me nenshkrimin HTH.

Me kete statusin e fundit ne FB, po besohet se Hashim Thaçi po paralajmeron “shkrirjen” e takses 100%, te vene nga qeveria qe eshte hisedar dhe ai.

Se a do te “shkrihet” vec taksa, a edhe vet qeverija, mbetet me pa ne muajt ne vijim.

Sidoqofte, eshte me se e sigurt se armiqesia dhe pabesia nderinstitucionale ne vendin tone eshte thelluar aq shume, sa qe demi per shtetin shkon pertej cdo benifiti qe ka sjell aplikimi i takses.

P.S. Te nemun kishim qene!