Barca e pandalshme në La Liga, Messi s’është normal
Barcelona ka mposhtur Gironan me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së 21-të të La Ligas.
Katalonasit kaluan në epërsi që në minutën e nëntë të ndeshjes me golin e Nelson Semendos, i cili shfrytëzoi një tollovi në zonën kundërshtare.
Punët për Barcën u lehtësuan në minutën e 51-të kur Espinosa u ndëshkua me të kuq.
Golin e dytë për Barcelonën e shënoi Leo Messi, ku pas një asisti nga Jordi Alba e parabolloi portierin, Bono.
Me këtë fitore, Barca është e para me 49 pikë, pesë më shumë se Atletico Madrid dhe 13 më shumë se Reali që sonte luan kundër Espanyolit. /IndeksOnline/