Haradinaj në odën e Sulltanit, ia dhuron flamurin Kuq e Zi
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Gjeneralin Sylejman Selimi i njohur si Sulltani, i cili ditë më parë u lirua nga burgu.
Kryeministri gjatë kësaj vizite theksoi se Selimi bëri luftën dhe paqen për të vërtetën e popullit të tij, transmeton Indeksonline.
Haradinaj u shpreh i lumtur që Selimi tashmë iu rikthye familjes së tij.

Postimi i plotë:
Gjeneral Sylejman Selimi bëri luftën dhe paqen për të vërtetën e popullit të tij. I lumtur që njëri nga dalzotësit e të drejtës së shqiptarëve për të jetuar të lirë në tokën e tyre, iu rikthye familjes dhe bashkëluftëtarëve.
RH
