Ndiqeni LIVE shqyrtimin fillestar ndaj 12 të akuzuarve në rastin e njohur si ‘Veteranët e rrejshëm’
Ka filluar shqyrtimi fillestar ndaj 12 të akuzuarve në rastin e njohur si ‘Veteranët e rrejshëm’.
12 të akuzuarit që do të përgjigjen të parët janë pjesëtarët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve.
Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari, kanë marrë ftesat nga Prokuroria Speciale, transmeton Indeksonline.
Njëri nga të akuzuarit në këtë rast, është edhe anëtari i komisionit, Xhavit Jashari.
Seanca gjyqësore tashmë ka filluar dhe atë mund ta ndiqni LIVE në videon më poshtë: