75 Mall Live Search
13:43 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Ky është stadiumi ku do të luhet finalja e Kupës së Mbretit

Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) në një komunikatë e ka bërë të ditur vendin që do të pres finalen e Copa del Rey.

Stadiumi i Real Betis, “Benito Villamarin” në qytetin e Sevillës është zgjedhur për të pritur finalen e Kupës së Mbretit për sezonin 2018/19, shkruan Indeksonline.

Do të jetë hera e parë që nga viti 2002-03 që finalja nuk luhet në asnjë prej qyteteve si Madridi, Barcelona apo Valencia.

Betis ende ka shpresa se mund të luaj në finale, pasi ka arritur në çerekfinale dhe ka barazuar 1-1 kundër Espanyol në ndeshjen e parë.

Finalja e Copa del Rey do të luhet me 25 maj. /IndeksOnline/