Tahiri: Taksa do të hiqet për arsye politike
Taksa e 21 nëntorit, e cila shënon kushtëzimin e parë të Kosovës kundrejt Serbisë po vihet në pikëpyetje ditëve të fundit.
Përveç krerëve të Bashkimit Evropian të cilët kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës të reflektojnë në lidhje me taksën e vendosur, një gjë e tillë është kërkuar edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i palëkundur në qëndrimet e tij kundrejt taksës prej 100% edhe pas takimit me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnet.
“Ka qenë një bisedë e mirë. Ne kemi dëshirë me heq taksën dhe e synojmë heqjen e taksës sepse është sugjerim i aleatëve tanë. Por edhe pse e ndërlidhim heqjen e taksës me një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke”, kishte potencuar Haradinaj.
Edhe analisti politik, Ramush Tahiri po konsideron se ashtu siç ishte vendim politik do të hiqet për arsye po ashtu politike. Por, sipas tij qeveria e Kosovës duhet të reflektojë sidomos pas letrës së departamentit të shtetit amerikan.
“Taksa e vendosur për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina është politike dhe hiqet gjithashtu për arsye politike. Pas letrës së State Departamentit e Këshillit të Sigurisë Kombëtarë Qeveria e Kosovës duhet të reflektoje dhe të gjejë rrugëdalje duke ofruar zgjidhje të pranueshme. Për momentin qëndrimi i kryeministrit Haradinaj ka mbetur i palëkundur duke thënë që nuk do të hiqet përderisa qëndrojnë arsyet e vënies së sajë dhe përderisa Serbia nuk tregon shenja se do të pranojë shtetin e Kosovës dhe përderisa askush nuk po ofron garanci se dialogu Kosovë Serbi do të përfundojë me njohje reciproke”, është shprehur Tahiri për Indeksonline.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e zëvendës kryeministri, Enver Hoxhaj i cili kishte deklaruar se vendosja e taksës nuk do të sillet njohje nga Serbia.
Sipas Tahirit nuk dihet nëse Kosova do të bart pasojat në rast të mos heqjes së taksës , ashtu siç thuhet në letrën e SHBA-ve.
“Tash a do ti bartë Kosova dhe udhëheqja e saj pasojat si thuhet në letrën e SHBA ve mbetet të shihet se a do të mbetet Qeveria unike në qëndrimin se masat kanë të bëjnë me Serbinë e jo me SHBA, dhe a do të vetë izolohet apo do të tregojë fleksibilitet e kompromise, dhe do të rreshtohet me kërkesat dhe politikat e BE por edhe me interesat strategjike të SHBA ne rajon”, është shprehur analisti politik.
Në anën tjetër, Tahiri thekson së në Kosovë ende mungon një opinion kritik që bënë presion mbi udhëheqësit e vendit për këtë çështje.
“Për momentin ne Kosovë ende nuk është krijuar një opinion kritik që bënë presion mbi udhëheqësin e vendit”.
Por, për heqjen e taksës është shprehur edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala i cili ka thënë se përkundrazi kjo taksa ka ndikuar pozitivisht në ekonominë e Kosovës.
Madje, Shala ka theksuar se ajo nuk duhet të largohet për shkak të pengesave që Serbia gjithmonë ia shkakton Kosovës në arenën ndërkombëtare./Indeksonline/