Çmimet e barazisë gjinore në Emiratet e Bashkuara Arabe u fituan nga burrat
Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe janë bërë objekt i përqeshjes dhe kritikave pasi u kuptua se të gjithë fituesit e çmimeve për barazi gjinore në vendin e punës janë burra.
Certifikatat dhe medaljet për këto arritje u shpërndanë nga sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum, i cili është zëvendëspresident i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe kryetar i Dubait. Çmimet u dhanë për institucionin më të mirë qeveritar për barazi gjinore, autoritetin më të mirë federal për barazi gjinore dhe iniciativën më të mirë për barazi gjinore.
Institucionet fituese të këtyre çmimeve ishin ministria e financave, autoritetit federal i konkurrencës dhe statistikave dhe ministria e burimeve njerëzore. Megjithatë, ajo që ra në sy më së shumti ishte mungesa e përfaqësimit të grave në këtë ceremoni.
Ministri i brendshëm, Saif bin Zayed al-Nahyan, u shpall si personaliteti më i dalluar për mbështetje të barazisë gjinore për shkak të ofrimit të pushimit të lindjes për gratë që shërbejnë në ushtri. Përdoruesit e internetit janë tallur me këtë organizim. Dikush shkroi: “Vërtet e paskeni rritur diversitetin. Njëri nga burrat qenka veshur me rroba të hirta dhe po dallohet nga të tjerët që kanë veshur rroba të bardha”, shkruan “The Guardian’.