75 Mall Live Search
17:07 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Blero ka gati projektin e ri, tregon datën e publikimit

Këngëtari Blero së shpejti me një tjetër bashkëpunim.

Ai ka treguar se ka gati projektin e ri muzikor i cili do të vijë së bashku me Gasso dhe Fissi, shkruan Indeksonline.

Përmes një imazh në llogarinë e tij në ‘Instagram’ Blero ka publikuar edhe datën e publikimi të projektit më të ri i cili mbanë titullin ‘Falja’.

Kënga e re do të lansohet me 3 shkurt dhe do të vijë së bashku me videoklip.

Kujtojmë se kënga e fundi e Bleros erdhi muaj më parë në bashkëpunim me Ylber Osmanin./Indeksonline/