75 Mall Live Search
20:05 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

E pabesueshme, PSG dështon të transferoj futbollistin e Watford!

Duke e parë që largimi i Rabiot mund të ndodh shumë shpejtë, ekipi i PSG po bën përpjekjet për të transferuar zëvendësuesin e tij.

Gjiganti francez ishte në kërkim të mesfushorit Idrissa Gueye të Everton por klubi angleze refuzoi ofertën, transmeton Indeksonline.

E përditshmja angleze “Skysport” disa ditë më parë raportoi që PSG është në kërkim të mesfushorit të Watford, Abdoulaye Doucoure.

Por edhe këtë futbollist ekipi i PSG ka dështuar ta transferoi. Trajneri i Watford, Javi Gracia në një intervistë ka konfirmuar që lojtari nuk do të largohet.

Përveç largimit të Rabitoi, së fundmi edhe Verrati u lëndua dhe nuk dihet nëse do të mungoj gjatë./Indeksonline/