Ramosaj i del në mbrojtje Haradinajt: Kur mendoni që rrëzohet, prap më i fortë do të jetë
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka dalur në mbrojtje kryeministrit Haradinaj.
Ai ka thënë se populli i Kosovës e don njeriun që bëri histori, njeriun që dha kuptimin ndjenjës kombëtare, shkruan Indeksonline.
Ramosaj ka ironizuar me statusin e djeshëm të presidentit të vendit Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se ka ardh kohë me i lënë pallavrat, dhe se tani është koha me dashtë Kosovën.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Edhe borën edhe skllotën, poashtu kurthat e intrigat e ndërtuara ndaj tij i kaloi. Kur mendoni që rrëzohet, prap më i fortë do të jetë. Populli e don vlerën e vet, njeriun që bëri Histori . Njeriun që i dha kuptim ndjenjës kombëtare.