Ministria e Infrastukturës: Kujdes në rrugën Dragash – Restelicë
Ministria e Infrastukturës dhe Transportit njofton se në aksin rrugor Dragash – Restelicë (R113), përkatësisht në fshatin Krushevë, ka ndodhur një rrëshqitje e dheut sonte rreth orës 20:30.

indeksonline ka njoftuar i pari për rastin në fjalë.
MIT njofton se, kompania e mirëmbajtjes është duke punuar në pastrimin e tërësishëm të kësaj zone, përderisa njëra korsi tashmë është lëshuar për qarkullim.
“Pjesa e rrugës, në të cilën po kryhen punimet është shenjëzuar me sinjalistikë paralajmëruese dhe lusim qytetarët të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këtë segment deri në përfundim të pastrimit të tërësishëm të terrenit”, thuhet në njoftim.