Haradinaj deklarohet nëse po tradhtohet nga PDK-ja, thotë se taksa është me të drejtë dhe nuk do të hiqet
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar para mediave pas mbledhjes së qeverisë.
Me këtë rast, Haradinaj ka ritheksuar se taksa nuk do të hiqet dhe në rast se bëhet fjalë për zgjedhje, deri në qershor sigurisht se taksa do të jetë e vendosur. Haradinaj tha se taksa është me të drejtë dhe se kush është kundër saj, është edhe kundër Kushtetutës.
Sipas Haradinaj taksa nuk duhet të hiqet sepse në rast se hiqet të gjithë duhet të përgatiten që vendi t’i jap Serbisë tokë ose të bëhet Republika Srbska.
“Nëse shpallen zgjedhjet i bjen që taksa të jetë deri në qershor, pra ka kohë kështu që hyjmë në verë me taksë, pra bëhuni gati se ka me na zënë qershori me të. Pastaj i diskutojmë të tjerat çfarëdo qofshin ato.Unë e kam parë edhe një dokument të Kryetarit Veseli me propozim të caktume, pra e kam parë në media por ajo çfarë kam shkruar në letrën drejtuar QUIN-it është qëndrim zyrtar i qeverisë dhe i imi. Pra kushto që ka problem me ato që kemi vendos duhet ta dijë se mundemi edhe pa marrëveshje por pse duhet ne me dhënë kaq shumë nga vetja në këto rrethana.Kushdo që ka problem me këtë, duhet ta dijë se ne jemi në të drejtën tonë, pra nëse dikush nuk e respekton këtë vjen tërheqja e njohjes. Pse duhet të kontestohet 17 shkurti i 2008-ës, pra pse po ndodhë nuk besoj se SHBA-ja ka këto kushte, ju siguroj për këtë”, ka thënë Haradinaj.
Tutje Haradinaj tha se nuk e ka ndërmend të komentojë deklaratat e askujt, përderisa u pyet për zhvillimet e fundit në koalicion dhe se a po tradhtohet nga PDK-ja.
“Nuk mund t’i komentojë deklaratat e askujt. Për tradhti ose kush e tradhton kënd nuk e di për besë, nuk e kam tradhtinë unë dhe as nuk kam diçka aktuale që mund të flas, se a ka apo jo”, tha Haradinaj.
“Po më duket se nuk po ndalen te këto diskutime me e nguc njëri-tjetrin, dëshira ime është që të jemi unik dhe nëse zbehim pozicionin tonë të taksës, nuk kemi tjetër alternativë pos territor me i dhënë Serbisë, edhe LDK-ja duhet ta kuptojë se po u forcum me taksën si vlerë e negocimit, atëherë gjithçka është më ndryshe. LDK-ja e meqme duhet të bëhet gati për dhënie të territorit ose Republikës Srbska në rast të dobësimit karshi qëndrimit për taksën. U bëjë thirrje deputetëve të mos e bëjnë këtë, se do të pësojnë edhe fëmija juaj, jo vetëm të Ramushit. E kanë gabim nëse mendojnë se dobësohet Kosova me taksë, por nëse e forcojmë, besoj do të kemi edhe njohje. Kam komunikim edhe me LDK-në edhe VV-në, pra komunikoj me ta, jemi ofruar për konsulta dhe diskutime. Mënyra se si ata po deklarohen nuk mendoj se do të ndihmoj shumë në këto procese.Nëse njëra nga kushtet që ju po i thoni te taksa më prish me dikë, nuk kam dert pra dua të rri i mirë me të drejtën time. Nëse dikush ka problem me atë kërkesë atëherë jemi të prishtë dhe le të kuptohet kjo, le të dihet se është kështu”, ka shtuar Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj foli edhe për kërkesën e PSD-së për shkarkimin e Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.
“Rikallo është pjesë e marrëveshjes për vendimmarrje të përbashkët në një moment të caktuar dhe duhet respektuar këtë punë, pra s’ka ndodhë por është pjesë e marrëveshjes”, shtoi Haradinaj.
Ai poashtu tha se sa i përket grevave është tërhequr nga diskutimi publik, pasi sipas tij është kontaminuar shumë pra nuk i komenton më./Indeksonline/