75 Mall Live Search
16:17 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Donika Kadaj: Shteti para pushtetit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka vlerësuar lartë taksën 100% që Qeveria Haradinaj i ka vënë mallrave serbe dhe boshnjake tash e dy muaj.

Në një postim në Facebook, Kadaj-Bujupi ka shkruar se me këtë është dëshmuar që shteti vije para pushtetit, pavarësisht çmimit, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i plotë i saj:

Janë bërë më se dy muaj që prej kur Qeveria Haradinaj vendosi taksë prej 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ky vendim shpërfaqi e forcoi subjektivitetin dhe dinjitetin shtetëror të Republikës.

Një praktikë normale që lindi pas njëzet viteve në Kosovë.

Praktika e vendosjes së shtetit para pushtetit. Pavarësisht çmimit.

#Taksa