Tre zjarrfikës ndihmojnë nënën të lindë fëmijën, ndërkohë dy tjerë pastrojnë rrugën jashtë
Nërkohë që moti është jashtëzakonisht i ftohtë në shumicën e Shteteve të Bashkuara, një familje nga Iowa kishte një përvojë të ngrohtë që nuk do ta harrojnë kurrë.
Soctty Abram dhe gruaja e tij, Cassy, sapo ishin kthyer në shtëpi nga spitali i Cedar Rapids. Duket që djali i tyre Scotty Jr, nuk ishte i gatshëm të bënte në spital ‘debutimin’ e tij në jetë.
Pak minuta më vonë, Scotty gjeti vetën duke ndihmuar që të lind fëmija e tij, tregon tezja e Cassyt për CNN, Larissa Ruffin.
“Babai i preu kordonin e kërthizës foshnjës në dyshemenë e dhomës së ndenjës” tregon ngjarjen Ruffin.
Situata bëhet edhe më atraktive, me zjarrfikësit e departamentit të Cedar Rapids, transmeton IndeksOnline.
Gjersa nëna dhe foshnja në batanije të ngrohtë dhe në barelë po bëheshin gati të ktheheshin përsëri në spital, zjarrfikësit ishin përkujdesur që rruga jashtë shtëpisë të jetë e pastër për ta.
Ekuipazhi i tyri iu përgjigj thirrjes në shtëpinë e Scotty-t, me tre prej tyre që ndihmojnë brenda në lindjen e foshnjës, ndërsa dy të tjerë pastrojnë rrugën.
Një anëtar i familjes posti në Facebook ku shkruan: “Firehouse#5 ju falënderoj aq shumë për pastrimin e rrugëve për mbesën time, pasi ajo u lind në dhomën e saj të ndenjës këtë mëngjes! Sinqerisht, kjo më bëri me lot në sytë e mi! Faleminderit!” /IndeksOnline/