A do të kemi shërim për kancer brenda një viti?
Shkencëtarët izraelitë pohojnë se do të gjejnë ilaçin për shërimin e kancerit brenda vitit të ardhshëm- një perspektivë e pamundur, sipas udhëheqësve botëror në kujdesin për kancerin dhe inovacionin e trajtimit.
Në dhjetor, fituesi i çmimit Nobel James Allison, i cili shpiku imunoterapinë, tha: “Së shpejti do të afrohemi me shërimin e disa kacereve”, duke pretenduar progresin kundër disa formave duke përfshirë melanomën.
Sot, Accelerated Evolution Biotechnologies Ltd në Izrael pretendon se ka provuar një kurë, duke përdorur një rrjet të fragmentit të vogël proteinash të quajtur peptide të cilat mund të mbyllin qelizat e kancerit si një oktapod, duke sulmuar tumoret nga kënde të shumëfishta dhe duke arritur zonat që molekulat e tjera të trajtimit janë shumë të mëdha.
Ata thonë se peptidet janë kaq delikate që ata duhet të fluturojnë nën radarin e sistemit imunitar, duke parandaluar kundërsulmet nga tumori dhe efektet anësore.
Kritikët thonë se metoda është premtuese dhe jo e padëgjuar, por pretendimet për një ‘kurë’ janë të ekzagjeruar në mënyrë të egër, pasi studimi i vetëm u krye në minj, askush nuk i ka parë rezultatet e atij studimi, madje edhe shpikësit pranojnë se gjykimet njerëzore do të kërkojnë vite për të filluar dhe përfunduar./Indeksonline/