75 Mall Live Search
19:31 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Vdes aksidentalisht 42 vjeçari nga Istogu, rrokulliset me traktor

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në orët e pasditës në fshatin Cerkolez të Istogut.

Një 42 vjeçar mësohet të ketë vdekur aksidentalisht, derisa është rrokullisur me traktor.

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se plagët e rënda kanë qenë të papërballueshme për të.

Indeksonline ka tentuar të marr prononcim nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur./Indeksonline/