75 Mall Live Search
13:42 / E Mërkurë, 30 Janar 2019 / indeksADMonline

Dështon ta sjellë Ivan Perisic, Arsenal pranë yllit belg

Arsenali është në bisedime për të nënshkruar me yllin belg Yannick Carrasco i cili luan te skuadra kinezee Dalian Yifang.

Sipas “Sky Sport” Topcinjtë kanë dështuar të transferojnë Perisic nga e Ivan Perisic nga Interi dhe tashme mbetet synim vetëm 25 vjecari.

Carrasco u bashkua me Dalian Yifang nga Atletico Madrid në shkurtin e kaluar dhe ka shënuar shtatë gola në 26 ndeshje për skuadrën nga Kina.

Anësori ka shënuar gjithashtu dhe pesë gola në 34 ndeshje për Belgjikën dhe ishte pjesë e skuadrës që përfundoi e treta në Kupën e Botës 2018.