Kërkohen banorë për këtë qytet të Italisë, ofrohen 9 mijë euro vetëm të jetoni në këtë vend
Një qytet italian me një popullsi në rënie u ofron banorëve të rinj 8,755.00 euro, për t’u zhvendosur dhe për të lindur një fëmijë në këtë anë.
Kryebashkiaku i Locanës në veri-perëndim të Italisë po ofron para për të tërhequr më shumë familje në komunitetin e tkurrur, transmeton Indeksonline.
Çdokush që dëshiron të zhvendoset në komunën piktoreske alpine në rajonin malor të Piemontës, mund të paguhet deri në afro 9 mijë euro.

Giovanni Bruno Mattier, i pari i Locanës e ka bërë ofertën me shpresën e përmbysjes së eksodit të banorëve që largohen nga fshati i ngujuar dhe për të shpëtuar komunitetin nga vdekja.
Ai së pari u bëri thirrje italianëve ose të huajve që tashmë jetojnë në Itali, por pas një përgjigje zhgënjyese tani po e shtrin thirrjen edhe të jo-italianët që jetojnë jashtë vendit./idneskonline/


