Shitjet e makinave me naftë ranë ndjeshëm në Europë në 2018-ën
Shitjet e makinave me motor me naftë kanë rënë gati me një të pestën në Europë vitin e kaluar, por kjo u kompensua nga një rritje e kërkesës për automjetet me benzinë dhe të elektrifikuara.
Në total, 15.6 milion automjete janë regjistruar në Europë vitin e kaluar. Kishte një rritje prej 346 automjetesh nga viti 2017. Por në tremujorin e fundit pati një rënie për shkak të modeleve të shumta që ishin përkohësisht të padisponueshme si rezultat i adoptimit të testit të ri të emetimeve WLTP.

Kërkesa për makinat me motor nafte ra në 20 nga 27 vende evropiane, duke kryesuar Anglia me 30% e cila kishte 5.59 milion regjistrime gjatë vitit 2018. Kishte një rënie prej 18% nga viti 2017 kur ishin regjistruar 6.67 milion automjete.
Makinat e naftës zunë vend prej 35% në totalin e tregut të makinave në Europë, niveli më i ulët që në vitin 2001.
Rënia në shitjet e makinave me naftë ka sjellë një rritje të regjistrimeve të makinave me benzinë, e cila numëron 57% të totalit të shitjeve.
Gjithashtu automjetet hibride kanë pësuar një rritje në kërkesë me rreth 24% nga viti në vit.
Sigurisht që rritjen më të madhe kanë pësuar automjetet tërësisht elektrike. Ato kishin 47% më shumë regjistrime gjatë vitit.