Sabri Fejzullahu me bashkëshorten në Stamboll, me ta edhe Morena Taraku
Këngëtari i pëlqyer kosovar, Sabri Fejzullahu po kalon disa ditë relaksi me bashkëshorten e tij në Turqi.
Çifti i njohur nuk është vetëm, bashkë me ta është edhe modelja kosovare, Morena Taraku.
Është Nera ajo që ka postuar një video në llogarinë Instagram ku shihen duke darkuar të tre në Stamboll.
Kujtojmë që Morena dhe Sabri Fejzullahu së fundmi sollën edhe një bashkëpunim, që siç duket ka ofruar edhe më shumë artistet mes vete./Indeksonline/