75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës janë komandantët e parë të UÇK-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar në 22 vjetorin e rënies, tre heronjtë e kombit.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se heroizmi i Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës është i përjetësuar, transmeton Indeksonline.

“Heroizmi i Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës është i përjetësuar në historinë tonë të re. Ata janë ndër komandantët dhe luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës së tyre! “, ka shkruar Thaçi. /Indeksonline/