Përfundon takimi i liderëve
Ka përfunduar takimi i katër partnerëve të koalicionit qeverisës, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.
Takimi është mbajtur në ndërtesën e Kuvendit e që kishte nisur menjëherë pas përfundimit të atij me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett që është mbajtur ne zyrën e Presidentit Thaçi.
Për më shumë se një orë të njëjtit folën rreth taksës së vendosur ndaj produkteve serbe e të cilët kanë qëndrime të ndryshme.
Derisa kryeministri është kundër heqjes se kësaj mase, kryeparlamentari ka kërkuar që ajo të pezullohet për 120 ditë.
Pezullimin po e kërkon edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Indeksonline/