75 Mall Live Search
11:26 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Gjuriq dhuron 24 çelësa të apartamenteve në Lagjen e Boshnjakëve

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq po vazhdon qëndrimin e tij në Kosovë.

Ai sot ka qenë i pranishëm në hapjen e një çerdhe në veri të Mitrovicës, saktësisht në Lagjen e Boshnjakëve.

Objekti parashkollor ka 477 metra katrorë dhe do të akomodojë rreth 100 fëmijë.

Përpos kësaj  ai dhuroi edhe 24 çelësa të apartamenteve në këtë lagje, ku u tha se qëllimi i dhënies së këtyre apartamenteve është strehimi i çifteve që sapo janë martuar si dhe familjeve që janë zhvendosur këtë vit, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që liderët serb shpesh herë kanë këshilluar që serbët në Kosovë të bëjnë sa më shumë fëmijë në mënyrë që të rritet komuniteti i tyre./Indeksonline/