Arrestohet një shtetas serb në Ferizaj, dyshohet se kreu disa vjedhje
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, shtetas i Serbisë, i cili dyshohet se ka kryer disa vjedhje në lokale të ndryshme.
Arrestimi i tij u bë rrugën ‘Halim Spahija’ rreth orës 18, transmeton Indeksonline.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/