75 Mall Live Search
14:17 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Asambleistja e PDK-së kalon në AAK

Asambleistja e PDK-së në Rahovec, Besmire Bytyçi që nga sot rrugëtimin e saj do të vazhdojë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Aderimin e Bytyqit nga PDK në AAK e ka mirëpritur i pari i kësaj komune Smajl Latifi, shkruan Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Sot në familjen e madhe të AAK-së pritëm asambleisten Besmire Bytçi nga radhët e PDK-së, e cila na është bashkuar në rrugëtimin tonë!

Besmirja është juriste e diplomuar dhe një nga asambleistet më aktive të mandatit aktual. Falënderoj Besmiren për besimin dhe jam i lumtur që programi dhe vizioni ynë për Rahovecin po tërheq çdo ditë e më shumë bashkëqytetarët!