75 Mall Live Search
15:41 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Nuk ka më përforcime, Milanit i dështojnë pistat për sulmuesin e majtë

Pasi kinezët e Dalian Yifang kanë vendosur të mos e shesin Carrascon në këtë janar, Milan negocioji për të siguruar shërbimet e futbollistit të Nices, Allan Saint-Maximin.

Rossonerët kanë bërë një përpjekje dhe kanë paraqitur gjithashtu një ofertë për huazim, por agjenti i tij, Mirko Kirdermir, ka menduar se është ftohur ftohur pista, të paktën për këtë afat, shkruan Indeksonline.

“Tani është pothuajse e pamundur, sepse ka pak kohë dhe Nice ka nevojë për një sulmues për ta zëvendësuar atë”, tha agjenti për sportmediaset. “Në qershor operacioni mund të jetë i mundur, sepse Allanit i pëlqen destinacioni”, ka thënë ai.

Milani është në kërkim të një sulmuesi të majtë pasi ky pozicion ka treguar të meta gjatë gjysmës së parë të sezonit pas lëndimit të Bonaventuras. /IndeksOnline/