75 Mall Live Search
15:58 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Artistët e famshëm i kërkojnë BBC-së ta bojkotojë realizimin e Eurovizionit në Izrael

Wolf Alice dhe Peter Gabriel janë disa ndër artistët që kanë nënshkruar një letër të hapur që bën thirrje që BBC të bojkotojë realizimin e Eurovizionit në Izrael.

Letra, e cila u paraqit në The Guardian, u nënshkrua edhe nga muzikantë, duke përfshirë Roger Waters, Declan McKenna, Reverend & The Makers, Paula Darwish, Bloody Knees dhe Drones Club si Maxine Peake, Aleksei Sayle, Vivienne Westwood, Ken Loach dhe shumë të tjerë.

Në letër, ata protestojnë kundër gjendjes së vështirë të palestinezëve.

“Ne nuk mund të injorojmë shkeljem sistematike të popullit Izraelit”, thuhet në letrën e tyre. “BBC ka për detyrë për të ‘mbrojtur lirinë e shprehjes’. Ajo duhet të veprojë sipas parimeve të saj dhe të shtyjë që Eurovizioni të zhvendoset në një vend ku nuk cënohet e drejta e lirisë dhe shprehjes dhe ku krime të tilla nuk kryhen. ”