Mark Zuckerberg tregon arsyen se pse dëshiron të bashkoj Messenger, WhatsApp dhe Instagram
Ditë më parë u lajmërua që Facebook po mendon që të bashkoj aplikacionet Messenger, Whatsapp dhe Instagram në një.
Në një konferencë gjatë ditës së sotme, udhëheqësi i Facebook, Mark Zuckerberg konfirmoi se kompania e tij është duke punuar në këtë ide, transmeton Indeksonline.
“Ne jemi duke menduar vërtet ta bëjmë këtë. Ka shumë gjëra që duhet t’i bëjmë para se të finalizojmë planin” u shprehë Mark.
“Arsyeja e parë, unë jam i emocionuar që të kalojmë në sistemin e sigurisë së lartë të mesazheve end to end encryption” u shprehë ai.
Kjo ide e Facebook pritet që të finalizohet në vitin 2020./Indeksonline/