20:14 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Ky është transferimi më i ri i Barcelonës

Barcelona ka bërë transferimin e radhës për këtë afat kalimtar.

Gjigantët spanjollë kanë rënë dakord me një tarifë prej 12 milionë euro me Atletico Mineiro për Emerson, me një kontratë 5-vjecare që e lidh lojtarin deri në verën e vitit 2024.

Emerson është pjesë e kombëtares U-20 të Brazilit, ndërsa poashtu luan titullar si mbrojtës i djathtë te Atletico Mineiro.

Ky është një tjetër investim i Barcelonës duke menduar për të ardhmen, me lojtarë si Frankie de Jong (21), Arthur (22), Ousmane Dembele (21), Malcom (21), Clement Lenglet (23) Clair Todibo (19).

Emerson do t’i bashkohet Barcelonës në verë. /IndeksOnline/