75 Mall Live Search
20:29 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

Jeta e rëndë e djalit të veteranit të UÇK-së!

Ndjenjë e rëndë është kur i duhet ta lidhë fëmijën kështu.

Babai i Rinorit, Ali Mjaku, tha se po detyrohet të veprojë kështu për shkak të sëmundjes së të birit, që i bën veprimet e pakontrolluara dhe mund ta lëndojë veten.

Ai thotë se shteti nuk u përkujdes, veçse ia rëndoi jetën, edhe pse ai ishte veteran i UÇK-së, por nuk u mor parasysh nga institucionet qendrore të Kosovës, që fëmijës së tij t’i jepet një mbikëqyrje, pasi jeton në kushte të rënda ekonomike.

Kostoja për t’u kujdesur për Rinorin 14 vjeç, është e papërballueshme për ta. Ata kërkojnë ndihmë qoftë nga institucionet por edhe nga populli. Gjërat higjienike, ushqimi, ilaçet por edhe shtëpia janë jetike për ta, pasi është e vështirë t’i sigurojnë, raporton gazetari Besart Galica – RTK.

Të dy prindërit janë të vetëdijshëm që fëmijës së tij po ia shkelin të drejtat themelore, por që varfëria dhe moskujdesi shtetëror ndaj tyre, po i detyron të veprojnë kështu.

1407000071585297

Nr i llogarisë – Banka Ekonomike