75 Mall Live Search
10:04 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

NBA, 76ers befason Goldenin duke ua ndërprerë serinë e 11 fitoreve radhazi

Surprizë në ndeshjet e radhës të NBA.

Kampioni në fuqi i kampionatit amerikan të basketbollit, Golden State Warriors, ka pësuar një humbje të papritur përballë Philadelphia 76ers.

Këtu është ndalur seria prej 11 fitoresh radhazi e GSW, teksa në “Oracle Arena” është regjistruar rezultati 113:104.

Joel Embiid dhe Ben Simmons për ekipin fitues shënuan nga 26 pikë secili, ndërkohë që i pari pati edhe 20 kërcime. Fitore e rëndësishme mund të konsiderohet edhe ajo e Milwaukee Bucks në fushën e Toronto Raptors, me 13 pikë diferencë, 105:92. Giannis Antetokounmpo bëri paraqitujen më të mirë, duke realizuar 19 pikë dhe 9 kërcime.

Më poshtë mund të njiheni me rezultatet:

Detroit Pistons – Dallas Mavericks 93:89
Orlando Magic – Indiana Pacers 107:100
Toronto Raptors – Milwaukee Bucks 92:105
San Antonio Spurs – Brooklyn Nets 117:114
Golden State Warriors – Philademphia 76ers 104:113