Prokuroria e Gjakovës, gjatë një muaji ka ngritur shtatë aktakuza për dhunë në familje
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë muajit janar 2019, ka pranuar 10 (dhjetë) raste, të cilësuara si dhunë në familje, përkatësisht vepra penale nga neni 188/3 të KPK-së.
Për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, dhe është caktuar paraburgimi i tre (3), të pandehurve dhe ndaj dy (2) personave është caktuar arrest shtëpiak, ndërkaq ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore.
Gjithashtu, gjatë muaji janar 2019, janë ngritur 7( shtatë) aktakuza për rastet e dhunës në familje, nga neni 188/3 të KPK-së.