Katari bën histori, e shkelë edhe të famshmen Japoni
Katari është fitues i Kupës së Azisë për herë të parë në histori. Përfaqësuesja që do të jetë nikoqire e Botërorit të ardhshëm e ka bërë befasinë historike duke arritur fitore në finalen e madhe ndaj Japonisë.
3 me 1 ishte rezultati në finalen e luajtur në Abou Dhabi. Almoez ka kaluar vendasit në epërsi në minutën e 20-të me një gol tejet të bukur. Hatim në minutën e 27 realizoi për 0-2.
“Samurajët” tentuan rikthimin me golin e shënuar në minutën e 69 nga Minamino. Afif nga penalltia hoqi dilemën e fituesit për sukses e madh të Katarit./Indeksonline/