75 Mall Live Search
18:07 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

PSD paralajmëron ditë të madhe për Kosovën, shkarkimi që do të rris pagat e punëtorëve!

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka paralajmëruar nesër ditë të madhe për Kosovën.

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka njoftuar se shkarkimi i Rikallos në ditën e nesërme do të pasoi me miratimin e buxhetit, që pritet të rrisë pagat e punëtorëve në sektorin publik.

“Nesër shkarkohet Rikallo. Nesër miratohet ligji për paga, që ua rritë pagat të gjithë punëtorëve të sektorit publik, kurse ua ulë politikanëve. Nesër miratohet ligji për dialog. Nesër bëhet komisioni ad-hoc për sistemin pensional…

Nesër dëshmohet edhe njëherë që në Kosovë mund të bëhet politikë e vërtetë, konkrete, pa përfitim personal, për të mirën e qytetarëve të Kosovës” shkruan Frashër Krasniqi në Facebook./Indeksonline/