Rrahje masive para fillimit të ndeshjes së La Ligas
Një rrahje masive është regjistruar në mëngjesin e sotëm në qytetin e Valencias. Tifozët e Levantes dhe Getafes janë përfshirë në rrahje me shkopinjë.
11 tifozë tifozë dhe një polic kanë mbetur të plagosur nga përleshja.
Tifozët e Getafes janë përfshirë në rrahje edhe gjatë javës pas ndeshjes me Valencian në kupë.
Ndeshja mes Levantes dhe Getafes fillon sot në orën 13:00, ndërsa policia ka shtuar masat e sigurisë./Indeksonline/