75 Mall Live Search
20:39 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nuk mjaftojnë golat e Messit, Valencia ndal Barçen në “Camp Nou”

Barcelona ka bërë një hap fals në garën për titull në La Ligan spanjolle, duke u ndalur me barazim 2-2 nga Valencia.

Mysafirët ishin të parët që kalun në epërsi me golin e Gameiros në minutën e 24′.

Vetëm tetë minuta më vonë ata thelluan epërsinë me golin e Parejos nga penaltia.

Katalunasit u kundërpërgjigjën njësoj me Leo Messin që nuk gaboi nga pika e bardhë.

Messi u përkujdesë sërish për të barazuar rezultatin me një gol mjaft të bukur në minutën e 64′, gol ky që ishte edhe i fundit në këtë ndeshjë.

Me këtë barazim Barcelona mbetet në vendin e parë me 50 pikë, 6 pikë më pak se Atletico Madrid, por të cilët kanë një ndeshjë më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/