75 Mall Live Search
21:38 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Parandalohen ortekë në Brezovicë, ushtria e Kosovës i shpërthen ato

Ushtarët e Kosovës sot kanë arritur që të shpërthejnë disa ortekë shumë të rrezikshëm në Brezovicë, e cila ka disa ditë që është mbyllur për vizitorë.

Kryeshefi i Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, i cili falënderon edhe ushtarët për angazhimin e tyre.

‘’Falenderim i vecante per Ushtrine e Kosoves! Sa mire qe iu kemi! Shperthimi i ortiqeve ne Brezovice sot. Vazhdojme nesër!’’, ka shkruar Morina.

Kujtojmë që një javë më parë, si pasojë e një orteku humbi jetën zv/ministri Arian Daci, shkak për të cilin edhe u mbyll qendra turistike në Brezovicë.