75 Mall Live Search
10:29 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

EKSKLUZIVE: Trajneri i Danimarkës Age Hareide, tregon pse pranuan të luajnë me Kosovën

Trajneri i Danimarkës, Age Hareide në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, ka zbuluar arsyen pse kombëtarja që ai drejton ka pranuar të luaj me Kosovën. 65 vjeçari që ka karrierë të bujshme si trajner, ka komentuar edhe suksesin e Kosovës në Nations League. Kjo është intervista që ka realizuar portali ynë me trajnerin Age Hareide.

Indekonline: Sa e njeh kombëtaren e Kosovës dhe a je i befasuar me faktin që Kosova ka fituar grupin në Nations League?

Åge Hareide: “Njoh disa futbollistë. Kam qenë trajner i Valon Berishës (edhe i vëllaut të tij Vetonit), kur ai ishte 18 vjeçar te skuadra Viking në Norvegji, më pas ai ka luajtur për Red Bull Salzburg, tani në Lazio. Pastaj ka disa futbollistë tjerë me prejardhje nga Kosova që kanë lindur në Norvegji, si Herolind Shala, Elbasan Rashani etj. Këta futbollistë i njoh por nuk e njoh mirë ekipin, por sigurisht që do të marrë të gjitha informacionet e nevojshme para ndeshjes.

Nuk më ka befasuar fakti që ata fituan grupin në Nations League sepse Kosova dhe në përgjithësi Ballkani kanë futbollistë të mirë. Futbolli në Ish Jugosllavi ka rrënjë të thella dhe të gjitha shtetet nga ai territor dinë të luajnë futboll. Andaj nuk më ka befasuar aspak Kosova që ka fituar grupin”.

Indeksonline: Cili është plani juaj për ndeshjen me Kosovën, a do ta inkuadroni ekipin e parë duke ditur që 5 ditë më pas luani kundër Zvicrës?

Åge Hareide: “Nuk kemi shumë zgjedhje, kështu që duhet të inkuadrojmë futbollistë që do të grumbullohen për ndeshjen me Zvicrën. Kur na është ofruar mundësia që të luajmë me Kosovën ne kemi pranuar sepse do të jetë si nxemje para duelit me Zvicrën.

Do të implementojmë disa gjëra që planifikojmë ti bëjmë ndaj Zvicrës dhe kjo është arsyeja pse kemi dashur të ballafaqohemi me Kosovën”.